Lidhet me 40-vjeçaren, i riu 24-vjeçar i kthehet në makth për 5 muaj

Kronikë e zezë

Lidhet me 40-vjeçaren, i riu 24-vjeçar i kthehet në makth për 5 muaj

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:15
Ilustrim

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia ne Tiranë, pasi për rreth 5 muaj ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij.

Bëhet fjalë për një lidhje intime me një grua 40-vjeçare, me inicialet E.Gj. shkruan “Panorama”. Mësohet se 40-vjeçarja kishte nisur një lidhje intime me të riun.

Pas disa kohësh ajo i kishte dhënë fund kësaj lidhjeje, mirëpo 24-vjeçari F.P. nuk e ka pranuar këtë fakt.

Për më shumë se 5 muaj, ai ka përndjekur ish-të dashurën duke i shkaktuar ankth. Ai është identifikuar si F.P. 24 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat