Nëntë të arrestuar për rrahje në Obiliq, një i lënduar

Kronikë e zezë

Nëntë të arrestuar për rrahje në Obiliq, një i lënduar

Më: 30 maj 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Nëntë persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike me ç’rast një viktimë mashkull ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i prehtë-thikë, përcjell Bota sot.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedure të rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat