Është arrestuar një i dyshuar në Suharekë, nën dyshimin se nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes dhe po ashtu i ka shkaktuar lëndime vetvetes.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.