Grabitje e armatosur në një bankë në Shtime

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një bankë në Shtime

Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:39
Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në   “Raiffaisen Bank” në Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori gjeneral i policisë rajonale të Ferizajt, Basri Shabani.

Sipas tij, vjedhjen dyshohet se e kanë kryer tre persona të armatosur dhe me maska.

Shabani ka bërë me dije poashtu se kjo vjedhje është kryer me një veturë me të cilën, të dyshuarit kanë ikur  në drejtim të panjohur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin dhe janë në kërkim të të dyshuarve.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura në këtë bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat