Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Kronikë e zezë

Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Më: 30 maj 2017 Në ora: 23:05
Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën Prishtin-Prizren.

Si pasojë i vdekur ka mbetur një person, kurse një tjetër është i lënduar rëndë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë për media se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

“Po, një person është i vdekur dhe një i lënduar rëndë. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen”, tha Berisha.

Në aksident ishin përfshirë një veturë e tipit BMW dhe një kamion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat