Kapet 39-vjeçari i dënuar me 8 vite burg për trafik droge

Kronikë e zezë

Kapet 39-vjeçari i dënuar me 8 vite burg për trafik droge

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 09:16
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Një 39-vjeçar i dënuar në mungesë është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Star”.

Ai është Florjan Qafa, i cili është dënuar për prodhim dhe shitje të lëndë narkotike.

Qafa është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Operacioni për kapjen e tyre u realizua nga efektivët e Komisariatit Nr.1 dhe patrulla e përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat