Vlorë/ I shpallur në kërkim prej kohësh, policia arreston manjakun 66 vjeçar

Kronikë e zezë

Vlorë/ I shpallur në kërkim prej kohësh, policia arreston manjakun 66 vjeçar

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 17:33
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arritur të vërë në pranga një person të shpallur në kërkim prej vitesh i cili është dënuar me 4 vite e 5 muaj burgim.

Gjergji Memodondaj, 66 vjeçar ishte dënuar me burgim nga gjykata për veprën penale të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

Dënimi ishte dhënë që në vitin 2014, por që nga ajo kohë manjaku ishte zhdukur.

Por këtë të hënë policia ka mundur të arrestojë 66 vjeçarin dhe ta çojë prapa hekurave.

Njoftimi i Policisë: 

Arrestohet shtetasi:

· Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë. 

Policia ka bërë  kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gjergji Memokondaj, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç", parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin nr.593, datë 03.12.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 5 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat