Të shtëna me armë në qendër të Durrësit

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në qendër të Durrësit

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 23:08
Ilustrim

Një konflikt mes dy të rinjve ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit këtë të hënë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, në afërsi të një bilardoje pranë pallatit të Kulturës.

Paraprakisht mësohet se pasi janë konfliktuar me njëri – tjetrin, një prej të rinjve ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë. Autori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka shoqëruar personin tjetër të përfshirë në konflikt, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

Mbetet ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse shkaku. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat