Policia: Aksidenti në autostradë ishte vetaksident

Kronikë e zezë

Policia: Aksidenti në autostradë ishte vetaksident

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 09:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Sipas Policisë, pas aksidentit, i aksidentuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit por është liruar për shkak se kishte pësuar vetëm ca gërvishtje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për kallxo.com se i aksidentuari aktualisht është duke dhënë deklaratë në Polici.

Sipas tij, aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në kilometrin e 24-të të Autostradës Vërmicë-Prishtinë, dyshohet se është vetaksident.

“Sipas Njësisë së Autostradës aksidenti duket se ka ndodhur si rezultat i shpërthimit të gomës së veturës së aksidentuar”, tha Krasniqi.

Sipas fotografive të dërguara  nga një qytetar, një veturë shihet e rrokullisur dhe Policia në vendin e ngjarjes.

Aksident i rëndë në autostradë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 8:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas një fotografie të dërguar në Kallxo.com nga një qytetar shihet një veturë e rrokullisur.    

Sipas asaj që shihet në foto, vetura është me tabela regjistrimi të Shqipërisë.

Po ashtu, shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe automjeti që tërheq veturat e aksidentuara ose me defekt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat