Aksident i rëndë në aksin Shkodër – Lezhë, 3 të plagosur rëndë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në aksin Shkodër – Lezhë, 3 të plagosur rëndë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, teksa dy makina janë përplasur ballë për ballë me njëra – tjetrën.

Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, shkruan JOQ. Personat që kanë mbetur të plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku dhe kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe, përtej normave të lejuara.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat