Arrestohen 23 shqiptarë në Greqi, kjo është arsyeja

Kronikë e zezë

Arrestohen 23 shqiptarë në Greqi, kjo është arsyeja

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 15:43
Policia greke

Gjatë një aksioni nga policia greke, mësohet se në pranga janë vënë 23 shqiptarë, duke përfshirë edhe kreun e bandës, të cilët akuzohen për trafik droge.

Policia bën me dije se kjo organizatë, 6 muajt e fundit kishte trafikuar më shumë se 200 kilogramë kanabis dhe 5 kg heroinë.

Droga pas dilte nga Shqipëria, magazinohej në Athinë, ku aty shitej me 800 euro kilogramin, ndërsa kokaina, 38 euro për gram. Kreu i grupit thirrej nga pjesëtarët e tjerë si “bosi” apo “fabrika”, për arsye se mbante nën kontrollin e vet çdo veprimi, madje edhe shitjen e vetëm një grami kokaine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat