Ky është shtetasi i Kosovës që u gjend i vdekur në Shkup

Kronikë e zezë

Ky është shtetasi i Kosovës që u gjend i vdekur në Shkup

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 16:32
Ilustrim

Mbrëmë (e martë) kalimtarë të rastit kanë vërejtur e kanë gjetur të vdekur në veturë 60 vjeçarin Sh.N nga Kosova.

Trupi i pajetë është gjetur i vdekur afër pompës së benzinës në Petrovec, para pikëpagesës.

Në Sektorin për Punë të Brendshme -Shkup rastin e ka paraqitur ekipi i Ndihmës së shpejtë.

Personi i vdekur në vendin e vdekjes është sjellur me një veturë tjetër dhe është lënë në veturën ”Mercedes”. Vetura që e ka sjellë personin në fjalë është larguar nga vendi i ngjarjes, njoftojnë nga SPB Shkup.

Pas vendimit të hetuesisë, trupi i pajetë i shqiptarit nga Kosova është dërguar për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat