Kthehet nga kullota, gjen vdekjen afër shtëpisë

Kronikë e zezë

Kthehet nga kullota, gjen vdekjen afër shtëpisë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 22:37
Ilustrim

Një 53-vjeçar humb jetën teksa kthehej me blegtori nga kullota. Gëzim Shaka si zakonisht ka qenë duke u kthyer nga kullota me tufën e bagëtive kur papritur një stuhi e madhe e shoqëruar me reshje të shumta shiu e rrëzojnë papritmas në njërin nga përrenjtë që zbret nga mali i Gramozit.

Prurjet në ato momente kanë qenë aq të mëdha sa 53-vjeçari e ka pasur të pamundur mbijetesën në të tilla kushte. 53-vjeçari është munduar të nxjerrë tufën e bagëtive në anën tjetër të përroit dhe ia ka arritur ti shpëtojë.

Por, duket se në momentin kur po nxirrte në breg bagëtitë e fundit, përroi ka ardhur me aq rrëmbim sa e ka marrë me vete Gëzim Shakën duke i marrë edhe jetën.

Një ngjarje tragjike kjo që ndodh në Starje të Ersekës në këtë fshat ku momentalisht po punohet për ndërtimin e urës. Janë hedhur fillimisht këmbët e urës të cilat janë ekzistente në këtë zonë por urrë nuk ka për të kaluar nga njëra anë e përroit në anën tjetër. Përrua që dje i ka marrë jetën tragjikisht 53-vjeçarit Gëzim Shaka. Fshati Starje shtrihet buzë malit të Gramozit.

Banorët sigurojnë të ardhurat kryesisht me blegtori dhe bimë medicinale. Kullotat i kanë sipër banesave të tyre në majë të malit të Gramozit aty ku sigurojnë edhe bimët medicinale. Ky fshat si dhe fshatrat e tjeë të Ersekës që janë zonë kufitare jetojnë në kushte të vështira ekonomike, ashtu sic jetonte edhe 53-vjeçari që humbi jetën në njërin nga përrenjtë e fshatit pak metra larg banesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat