Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën 'Enver Maloku' në Prishtinë.
Sipas informatave nga vend i ngjarjes, thuhet se një fëmijë i moshës 6 vjeçare është shkelur rëndë nga një veturë.
Krejt ngjarja sipas dëshmitarëve ndodhi kur 6 vjeçari kishte dal në rrugën ku qarkullonin automjetet për ta marrë topin i cili i kishte rënë aty.
Policia dhe ambulanca shihet të jenë në vendin e ngjarjes, kurse raportohet se fëmija është në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, policia nuk ka qenë e qasshme për të dhënë informata më të hollësishme.
Vlen të theksohet se në këtë rrugë veturat vozisin me një shpejtësi shumë të lartë, madje nuk ka as policë të shtrirë.