Kurbin, asgjesohen 930 fidanë kanabis, 3 të arrestuar

Kronikë e zezë

Kurbin, asgjesohen 930 fidanë kanabis, 3 të arrestuar

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 10:25
Kanabisi

Në kuadër të operacionit “Befasia” u arrestuan 3 shtetas të dyshuar si autor të kultivimit si dhe proçedohen penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i Fshatit dhe Drejtori i Mjedisit.

“Më  datë 08.06.2017, në vijim të planit  për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u ushtrua kontroll territori dhe në Kurbin, në fshatin Gërnac , në vendin e quajtur “Livadhet e Gërnaces” , u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe  pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila , ku rezultonin të mbira në këto kubikë  930 fidanë bimë narkotike Cannabis – Sattiva me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan”, sqaron policia.  

Në vijim të veprimeve hetimore , u arrestuan në flagrancë shtetasit :

-Xhaferr Lika, 29 vjeç, banues në Kurbin

– Elez Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin

– Gazmir Lika, 26 vjeç, banues në Kurbin

Vepra penale në ngarkim të tyre “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 284-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

-S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin me detyrë Kryeplak i fshatit Gërnac

– N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin , me detyrë Drejtor Mjedisi

Vepra penale në ngarkim të tyre “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Image
Kanabisi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat