Aksident në Durrës, makina përplas 13-vjeçarin me biçikletë

Kronikë e zezë

Aksident në Durrës, makina përplas 13-vjeçarin me biçikletë

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 10:32
Ilustrim

Pasditen e djeshme një 13-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën Plepa-Shkozet.

Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi Bedri Troka 42 vjeç nga Fieri, pasi duke drejtuar mjetin furgon tip Benz ka goditur mjetin biçikletë me drejtues  shtetasin A.B. 13 vjeç banues në Durrës.

13-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat