Makina humbet kontrollin, dy të plagosur, një në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Makina humbet kontrollin, dy të plagosur, një në gjendje të rëndë

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 14:30 në aksin rrugorë Fushë-Krujë  – Tiranë.

Makina ku po udhëtonin dy shtetasit e plagosur, është përplasur me trotuarin.

Mësohet se të plagosurve i është dhënë ndihma e parë mjekësoren në Ambulancën e Fushë-Krujës dhe janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Nga dy shtetasit e plagosur, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Ndërkohë sipas policisë shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i tij i cili po udhëtonte me shpejtësi të madhe. Policia është duke punuar për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat