Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin

Kronikë e zezë

Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 21:58
Policia e Tiranës

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Buqes në aksin rrugor Elbasan-Mollas, ku shtetasi G.C, 50 vjeç, banues në Buqes ka aksidentuar me mjetin e tij këmbësorin me iniciale A.P, 21 vjeç, banues në fshatin Qyrkan.

Menjëherë pas aksidentit 21-vjeçari është dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë raportohet se drejtuesi i mjetit do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugorë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat