Dënohet me 25 vite burg për vrasjen e gruas, ja dëshmia e Luzit në gjykatë

Kronikë e zezë

Dënohet me 25 vite burg për vrasjen e gruas, ja dëshmia e Luzit në gjykatë

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 09:49
Policia shqiptare

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Ruzhdi Luzin, 57-vjeçarin që vrau në Kuçovë gruan e tij. Vendimi është marrë pak ditë më parë.

Fillimisht Luzi u dënua me 35 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Luzi do të vuajë përfundimisht 25 vite heqje lirie.

Përpara dhënies së vendimit, Luzi ka pranuar autorësinë e krimit, duke shfaqur pendesë të thellë para gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë ai ka treguar se krimin e rëndë e ka kryer në kushtet e gjaknxehtësisë.

Ruzhdi Luzi, 57 vjeçari që i mori jetën me thikë bashkëshortes së tij, është dërguar pak kohë më parë nga prokuroria si i pandehur në gjykatë, për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Dosja e Luzit është regjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në 24 prill 2016 dhe se dosja në ngarkim të tij, do shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka. Sipas prokurorisë shkak i vrasjes ka qenë xhelozia, ku Luzi dyshonte se gruaja e tij Majlinda Luzi e tradhtonte, dhe për pasojë ai i ka marrë jetën me thikë, duke lënë tre fëmijë jetimë.

“Unë dyshoja se ajo më tradhtonte. Unë nuk e duroja dot këtë turp. Veprimi i saj është shumë i ulët”, është shprehur autori gjatë fazës hetimore në prokurori. Ai ka shfaqur pendesë për krimin. “U vrava nënën, i lashë jetimë të tre. Tani ata do të vuajnë pasojat e mia. Ata janë në moshë të vogël dhe nuk ka kush të kujdeset për ta", - mësohet të ketë thënë në polici dhe gjykatë. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat