Tre zyrtarë në Durrës në hetim për 172 rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Tre zyrtarë në Durrës në hetim për 172 rrënjë kanabis sativa

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 12:34
Durrës

Tre funksionarë publikë janë vënë në hetim në Durrës, për shkak se gjatë një kontrolli të ushtruar në një fshat të kësaj zone janë gjetur rreth 170 bimë kanabis sativa.

Të proceduarit nga policia janë R. M., 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj, E. C., 28 vjeç dhe A. Ç. 30 vjeç, të dy banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.

Një ditë më parë gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i  Mullirit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 40 bimë narkotike. Vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 132  fidanë kanabisi. Edhe në këtë rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat