Personi në kërkim ikën nga trageti, policia: Nuk ishte në traget

Kronikë e zezë

Personi në kërkim ikën nga trageti, policia: Nuk ishte në traget

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 16:47
Ilustrim

Armando Nikolin Ndreu, 27 vjeç person me precedentë penalë dhe i shpallur në kërkim nga policia për dy akuza, për “vjedhje” e për “kundërshtim të punonjësve të policisë” është larguar pa lënë asnjë gjurmë nga trageti i linjës Bari – Durrës, në një kohë që autoritetet prisnin ta vinin në pranga.

Ai i shpëtoi prangave sërish mëngjesin e sotëm, ndërsa pala italiane e kishte kthyer me tragetin e radhës, menjëherë pasi shkeli në portin e Barit. Nikolin Ndreu ishte nisur nga Durrësi për në brigjet e Italisë dhe se ka shpëtuar nga kontrolli policor, edhe pse ka qenë person në kërkim. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Policia e Shtetit, sipas së cilës shtetasi Armando Ndreu nuk ka qenë në traget.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat