Aksident, humb jetën biçiklisti

Kronikë e zezë

Aksident, humb jetën biçiklisti

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Policia në Pejë njofton se rreth orës 2 e 50 të ditës së sotme në rrugën Pejë- Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e një ngasësi të biçikletës .

Në këtë aksident ishte i përfshirë automjeti “Mercedes” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti I.A.( 1989).

Viktima e këtij aksidenti është: F.D.(1997) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Përsoni i dyshuar i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar nga  Policia pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjës.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori i  shtetit,  i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.

I dyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat