I moshuari në Vlorë vetëvaret me litar në tualet, e gjejnë familjarët

Kronikë e zezë

I moshuari në Vlorë vetëvaret me litar në tualet, e gjejnë familjarët

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 18:47
Ilustrim

Një i moshuar në Vlorë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”.

 Viktima Sh.B rreth 81 vjeç është gjetur i varur në tualetin e banesës nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar më pas policinë.

 “Menjëherë sapo është marrë njoftimi është afruar grupi hetimor i cili ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Kalasë, ku është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, shtetasi Sh.B., rreth 81 vjeç.Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se viktima është vetëvarur me litar në tualetin e kësaj banese”.

 Policia thotë se nga kqyrja paraprake që i është bërë trupit të pajetë nuk janë parë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat