Kapen me kokainë dy shqiptarët në Itali, ja si i pikasi policia

Kronikë e zezë

Kapen me kokainë dy shqiptarët në Itali, ja si i pikasi policia

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:36
Pamje nga ngjarja

Dy shqiptarë të moshës 23 vjeç dhe 25 vjeç përfunduan në prangat e policisë italiane pasi u kapën me kokainë dhe qindra mijëra euro. Ndërkaq ende nuk bëhet me dije identiteti i të arrestuarve.

Shqiptarët ngjallën dyshime te policia italiane pasi bënin ndalesa në zona të ndryshme të Vareses, ku shpërndanin lëndën narkotike.

Gjatë arrestimit atyre iu gjetën më shumë se 50 gramë kokainë, dy mijë euro dhe 1400 franga zvicerane.

Të gjitha këto para dyshohet se janë siguruar përmes shitjes së kokainës. Dy të rinjtë pritet të përballen me drejtësinë italiane për akuzën e zotërimit të lëndës narkotike me qëllim shitjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat