Një qytetar humb jetën në një aksident

Kronikë e zezë

Një qytetar humb jetën në një aksident

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 22:21
Ilustrim

Një 21 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti komunikacioni, i cili raportohet të ketë ndodhur të martën rreth orës 19:00, në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë.

Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerë, të cilët po trajtohen ne spitalin rajonal të Mitrovicës.

Nga ekzaminimi i vendit te ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës nga drejtuesi i veturës.

“Viktima ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dal jashtë rrugës, ku është rrokullisur”, ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Trupi i pa jete i viktimës A.S. është dërguar për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat