Një femër vdes në aksident trafiku në Duhël

Kronikë e zezë

Një femër vdes në aksident trafiku në Duhël

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Policia njofton se dje në fshatin Duhël të Suharekës, konkretisht në autostradën Vërmicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një automjeti (kamion).

Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima,  shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit njëri  shqiptar i Kosovës dhe tjetri shtetas i Sllovenisë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat