Arrestohen dy inspektorë të ISHSH-së në Shkodër, në kërkim drejtori

Kronikë e zezë

Arrestohen dy inspektorë të ISHSH-së në Shkodër, në kërkim drejtori

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 00:02
Policia e Shkodres

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës policia ka arrestuar dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim drejtori Denis Malevi.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se të arrestuar akuzohen për korrupsion pasiv.

Sipas lajmërimit të policisë, arrestimi është bërë pas urdhrit të Prokurorisë, sipas të cilës, dyshohet se dy inspektorët kanë dhënë leje për dezinfektim të disa subjekte, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat