Plas dhuna në fushatë, në Kavajë 4 shtetas dhunojnë 30-vjeçarin se u angazhua politikisht

Kronikë e zezë

Plas dhuna në fushatë, në Kavajë 4 shtetas dhunojnë 30-vjeçarin se u angazhua politikisht

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 01:29
Policia e shtetit

Policia ka komunikuar se ka arrestuar tre shtetas dhe se ka shpallur në kërkim një tjetër, për shkak se këta së bashku kanë ushtruar dhunë mbi një 30-vjeçar, i cili është angazhuar në fushatë elektorale.

Policia e Kavajës tha se ka vënë në pranga shtetasit Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më pare, Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë, Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit: G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë. “Në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik. Nga këqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën”, thuhet në njoftim.

Ende nuk ka sqarim se për cilin subjekt politik ka qenë duke bërë fushatë i riu. Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë për veprat penale: “Kanosja” apo “Dhunimi i pjesëmarrjes në zgjedhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat