Vrasje në Rahovec, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Vrasje në Rahovec, arrestohen tre persona

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 11:03
Ilustrim

Me datë 17 maj një person është vrarë në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Policia e Kosovës një muaj më vonë më 15 qershor ka arrestuar tre persona si të dyshuar lidhur me këtë rast.

Lidhur me rastin janë identifikuar si dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj. Të njejtit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje. Ndërkohë që arsyet e vrasjes ende nuk dihen.

"Fsh. Ratkoc, Rahovec 17.05.2017-02:00. Lidhur me rastin pas hetimeve te zhvilluara  me date 15.06.2017 janë identifikuar dhe arrestuar tre te dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje", njoftimi i Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat