Ngjarje e rëndë në Tiranë, studentja tenton vetëvrasjen

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, studentja tenton vetëvrasjen

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 23:45
Tirana

Qyteti studenti ka parë tmerrin me sy mbrëmjen e sotme, ku një studente ka tentuar të vrasë veten.

Sipas raportuesve për JOQ.al, ngjarja ka ndodhur në Godinën 9-10 në “Qytetin Studenti” dhe arsyeja ende nuk dihet.

“Jam nje studente e cila jetoj ne konviktin 9-10 ,qyteti i studentit. Tani sapo pame tmerr me sy. Nje studente tentoi te vrase veten dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh ne kete godine. Cdo vit eshte e njejta situate dhe puna e pononjeses sociale dhe e kujdestareve te konviktit nuk shikohet fare. Tere kohen u pelqejne te pine kafe edhe te meren me fjale. Nuk ngjiten nje here ne katet e konviktit per tu perballur me problemet e vajzave. Edhe psikologia kur vjen rrin ulur ne zyren e kujdestares se perton te meret me punet qe u takon. Ju lutemi beni dicka. Shpresojme te na ndihmoni se jemi edhe sezon provimesh e nuk duam te na shtohen keto raste”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat