36-vjeçarja largohet nga shtëpia, familjarët dyshojnë se është mbytur

Kronikë e zezë

36-vjeçarja largohet nga shtëpia, familjarët dyshojnë se është mbytur

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Në Peshkopi, pikërisht në zonën e Herbel-Maqellarë shtetasja F. .K, 36 vjeçe është larguar nga banesa e saj. Denoncimin për largimin e ka bërë i vëllai T.K, 35 vjeç.

"Më datë 13.06.2017, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi, T.K, 35 vjeç, banues në Herbel-Maqellarë, ku ka kallzuar se është larguar nga banesa shtetasja F. .K, 36 vjeçe, motra e shtetasit T.K.

Menjëherë policia e Dibrës ka nisur kërkimet për gjetjen e saj, ku gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në ndihmë edhe Polumbarët e Reneas duke kontrolluar në Rezervuarin e Grezhdanit, (vend ku dyshohet nga familjarët që mund të jetë mbytur).

Shtetasja e humbur vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë.

Nga kërkimet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e saj", thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat