Kapen 58 kg kanabis në Gjirokastër, pranga drejtuesit dhe pasagjerit të BMW-së

Kronikë e zezë

Kapen 58 kg kanabis në Gjirokastër, pranga drejtuesit dhe pasagjerit të BMW-së

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 08:54
Droga e kapur

Një sasi prej 58 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në kuadër të një operacioni të koduar “Viroi”.

Aksioni erdhi pas informacioneve se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër po lëvizte një automjet në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit,  në vendin e quajtur “Ura e Viroit”, në hyrje të qytetit Gjirokastër,  nga kontrolli që u krye në automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Petro Ngucaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Çelo Çelo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”

Image
Makina e sekuestruar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat