Aksident në Lushnje, traktori del nga rruga, një i plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Lushnje, traktori del nga rruga, një i plagosur

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Një i ri është vënë në pranga pasi ka shkaktuar një aksident, duke plagosur një 37-vjeçar, ndërsa vetë ai ishte edhe pa patentë. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje.

Burime nga policia thanë se kanë arrestuar në flagrancë Mariglen Mita, 18 vjeç, banues në fshatin Imshtë, Lushnjë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Imshtë, duke drejtuar mjetin bujqësor traktor pa targa dhe pa leje drejtimi, i pajisur me rimorkio, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal ku për pasojë është aksidentuar 37-vjeçari me inicialet L. K., nga fshati Bubullimë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale "drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat