Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë.
Policia njofton se një person ka vdekur dje si pasojë e lëndimeve që mori pasi u rrëzua aksidentalisht nga çatia e shtëpisë në Rahovec.
“Viktima mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke punuar në çatinë e shtëpisë së tij është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti duke mos u përballuar lëndimeve, pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve./