Pranga të riut që aksidentoi turistin polak

Kronikë e zezë

Pranga të riut që aksidentoi turistin polak

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 12:55
Ilustrim

Një i ri është vënë në pranga në Krujë pasi akuzohet për një aksident ku ka mbetur i plagosur një turist.

Policia ka arrestuar në flagrancë Binak Pashkaj 31 vjeç, banues në Kamzë. I riu akuzohet se në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip Ford është përplasur me mjetin tip motor me drejtues shtetasin M. M. 30 vjeç, banues në Poloni.

Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit ku pas ndihmës së marrë në Qendrën Shëndetësore Fushë- Krujë  është larguar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit Pashkaj rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/litër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat