Vlonjati i ‘fortë’ kapet në Durrës me pistoletë në brez

Kronikë e zezë

Vlonjati i ‘fortë’ kapet në Durrës me pistoletë në brez

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 13:14
Policia shqiptare

Një i ri nga Vlora është vënë në pranga në Durrës, pasi i është gjetur një pistoletë në brez. Efektivët e policisë Durrës bashkë me FNSH kanë arrestuar Shpirag Siqeca 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ai është kapur në lagjen Nr. 13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu.

Atij me vete i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë model 77B dhe një krehër me 9 fishek të kalibrit 9 mm.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për akuzat e "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat