Shoferi i betonieres humb jetën, e zë korrenti

Kronikë e zezë

Shoferi i betonieres humb jetën, e zë korrenti

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 18:36
Ilustrim

Një shofer betoniere ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke punuar në një banesë. Policia e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur në Kodër Kamëz rreth orës 17:30 të pasdites së sotme.

“Në banesën e shtetasit K. T., ka gjetur vdekjen shtetasi B. Gj., rreth 35 vjeç, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Nga hetimet paraprake shtetasi B. Gj. ishte shofer i një betoniereje dhe duke bërë manovrime me mjetin betonjere për të kryer hedhjen e betonit në banesën në të cilën po punonin, dyshohet se nga një manovrim i gabuar ka rënë në kontakt me një kabëll korenti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat