Në dy raste arrestohen pesë persona për prostitucion

Kronikë e zezë

Në dy raste arrestohen pesë persona për prostitucion

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Në rastin e parë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore - Sektori Qendror i Hetimeve, me të marrë informatën nga stacioni policor Lipjan, për një person të zhdukur të gjinisë femërore të moshës 16 vjeçare, e cila dyshohej se mund të jetë viktimë e trafikimit, menjëherë ka filluar hetimin e rastit dhe më 14 qershor viktima është gjetur dhe intervistuar.

Nga hetimet lind dyshimi se viktima gjatë një periudhe kohore, është mbajtur nën kontroll nga ana e një të dyshuari.

Ai me anë të mashtrimit, duke e shfrytëzuar edhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe rrethanat familjare të viktimës, dyshohet se e ka shtyrë atë drejt shfrytëzimit seksual.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për  24 orë.

Më, 19 qershor  është arrestuar edhe personi i dytë, nën dyshimin  e konsumimit  të veprës penale: shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.

I dyshuari H.H.  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Në rastin e dytë, pas një pune operative hetimore në teren, me datë  19 qershor në Pejë, është realizuar urdhëresa e lëshuar nga gjykata kompetente, për kontroll të një lokali ku dyshohej se kryhej veprimtari e dyshuar kriminale.  

 Aty  janë arrestuar tre të  dyshuar për përfshirje në veprat penale: Mundësim ose Detyrim ne Prostitucion dhe Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion.

Dy  të dyshuarit e arrestuar në një  lokal nate janë:  I.H. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1963 dhe SH.M. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1987,

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit, dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara E.G. femër-kosovare-shqiptare, e lindur më 1993 është dërguar  në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje-Pejë në procedurë të shkurt.

Me vendim të Inspektoratit Komunal, lokali ku dyshohej se ushtrohej veprimtaria e ndaluar është mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat