Mbytet në Shëngjin pushuesja nga Kosova

Kronikë e zezë

Mbytet në Shëngjin pushuesja nga Kosova

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një pushuese nga Kosova ka humbur jetën në Shëngjin. Bëhet e ditur se gruaja 60-vjeçare ishte duke u larë në det dhe është mbytur.

Nga informacionet paraprake mësohet se ajo është nxjerrë në breg nga dy të rinj, të cilët po laheshin në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur, nëse gruaja ka shfaqur ndonjë problem shëndetësor gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Policia ka deklaruar se do të jetë ekspertiza, ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat