“Benzi” aksidenton tri vajza të mitura në qytetin e Peshkopisë

Kronikë e zezë

“Benzi” aksidenton tri vajza të mitura në qytetin e Peshkopisë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 23:20
Ilustrim

Një automjet tip Benz ka përplasur tri minorene në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, ngjarje e ndodhur rreth orës 21.30 minuta të mbrëmjes së sotme(20 qershor).

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë konstatuar se shtetasi E.D, 22 vjeç, banues në Selane-Peshkopi, duke drejtuar automjetin tip “Benz 2500”, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur lehtë 3 shtetaset minorene me iniciale S.R., e  S.D, dhe A.S, 15 vjeçare.

Dy prej vajzave kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë, ndërsa vajza e tretë me iniciale A.S, është shtruar në spital, por jashtë rrezikun për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat