Kakavijë, sekuestrohen 39 kg kanabis

Kronikë e zezë

Kakavijë, sekuestrohen 39 kg kanabis

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 09:33
Kanabisi i sekuestruar

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 39 kg kanabis sativa, në rrugën drejt liqenit të Kakavijës.

Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, policia ka konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine. Menjëherë, policia është vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.

Por, të tre shtetasit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar, kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

Në brendësi të çantave kishte 39 kg kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat