Vidhnin kartat e shoqeve dhe tërhiqnin lekë në bankomat, arrestohen dy të reja në Elbasan

Kronikë e zezë

Vidhnin kartat e shoqeve dhe tërhiqnin lekë në bankomat, arrestohen dy të reja në Elbasan

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy vajza ditën e djeshme, pasi akuzohen për vjedhje.

Mësohet ngjarjet janë të ndara nga njëra-tjetra, ku pasi u kanë marrë kartat përkatëse kanë tërhequr para nga bankomatet.

Të arrestuara janë: B.H, 22 vjeçe, banuese në Elbasan; më datë 26.05.2017 dyshohet të ketë tërhequr  një sasi lekësh me kartën e debitit të shtetases A.L., 20 vjeçe banuese në këtë qytet.

Po policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë, S.K, 20 vjeçe banuese në Elbasan. Arrestimi u bë pasi dyshohet të ketë marrë pa autorizim kartën e bankomatit të shtetases E.GJ, 19 vjeçe banuese dhe në bankomat  të ketë tërhequr një sasi lekësh.

Në të dyja rastet, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Vjedhja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat