Katër plumba në sy të gruas: Detaje nga ngjarja që tronditi Vlorën

Kronikë e zezë

Katër plumba në sy të gruas: Detaje nga ngjarja që tronditi Vlorën

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 12:33
Burimet bëjnë të ditur se çifti i bashkëshortëve nuk kishin fëmijë dhe jetonin në këtë shtëpi, në lagjen “Partizani”, me qira.

Një tjetër vrasje tronditi mbrëmjen e së martës qytetin e Vlorës.

Fation Sinani, 40 – vjeç u ekzekutua me katër plumba në derë të shtëpisë.

Gjithçka ndodhi në sy të bashkëshortes së tij, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Burimet bëjnë të ditur se çifti i bashkëshortëve nuk kishin fëmijë dhe jetonin në këtë shtëpi, në lagjen “Partizani”, me qira.

40–vjeçari ishte me origjinë nga Tropoja dhe njihej si njeri i qetë, e punëtor.

Dyshimet e para janë se shkak për ekzekutimin e tij të jetë një hasmëri e mundshme në vendlindje, por nuk përjashtohet edhe një konflikt i momentit mes viktimës dhe autorit.

Megjithatë do të jetë dëshmia e një prej vrasësve, që pritet të hedhë më shumë dritë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Fation Sinani u vra rreth orës 22:10, nga 42 – vjeçari Neritan Qeribani, i cili u arrestua pak pas ngjarjes.

Ai dyshohet se e kreu vrasjen në bashkëpunim me një tjetër person, aktualisht në kërkim nga autoritetet e Vlorës.

40 – vjeçari u qëllua katër herë dhe një prej plumbave e kapi në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat