Atentati i mbetur në tentativë, ekstradohet lezhjani

Kronikë e zezë

Atentati i mbetur në tentativë, ekstradohet lezhjani

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 16:21
Foto arkiv

Një shqiptar i akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë është ekstraduar nga Interpol Tirana. M.GJ., 38 vjeç, lindur në Rraboshtë të Lezhës, është dënuar nga drejtësia shqiptare me 7 vite burg për akuzat e ngritura nga prokuroria.

Ekstradimi i 38-vjeçarit është bërë dje pas ndalimit të tij në Milano të Italisë. Dënimi për M.GJ. është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Shkodër.

Konkretisht, më datë 17.09.2008, në qytetin e Lezhës, M.GJ, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin T.P., njofton policia.

M.GJ është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana në datë 23.10.2014, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin datë 01.11.2012, e ka dënuar me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë", dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat