Vrasja e shqiptarit në Itali, ja akuzat që rëndojnë mbi italianen

Kronikë e zezë

Vrasja e shqiptarit në Itali, ja akuzat që rëndojnë mbi italianen

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 07:52
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Chiari, në parkimin e bibliotekës së qytetit, ku italiania punonte.

Vrasje nga pakujdesia është akuza që rëndon mbi 44-vjeçaren italiane, Donatella Chiari.

Akuza është ngritur nga hetuesit italian pasi mëngjesin e të hënës, 44-vjeçarja përplasi ,me makinë shtetasin shqiptare, Agron Beshmatan, duke  e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Chiari, në parkimin e bibliotekës së qytetit, ku italiania punonte.

Në dëshminë e saj para hetuesve italiania ka deklaruar se shqiptari kishte në dorë një thikë dhe e kishte kërcënuar, ndaj ajo hipi në makinë dhe u përpoq t’ia mbathte, ndërkohë që në dëshminë e saj, 44-vjeçarja ka shtuar se nuk kishte qëllim ta vriste shtetasin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat