Arrestohen dy hajdutët, u sekuestrohen “mjetet e punës”

Kronikë e zezë

Arrestohen dy hajdutët, u sekuestrohen “mjetet e punës”

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 10:22
Materialet të cilat përdoren për kryerjen e vjedhjeve

Dy shtetas janë arrestuar në Kurbin pasi në mjetin e tyre janë gjetur materiale të cilat përdoren për kryerjen e vjedhjeve,

Mësohet se në pranga kanë rënë, shtetasi F,H. 30 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi P.M, 43 vjeç, banues në Laç.

Konkretisht, materialet e gjetura që u sekuestruan në cilësinë e proves materiale janë :

– 1 ngjitës natriban transparent

– 1 pulover me ngjyrë të zezë me kapuç

– 1kapuç me ngjyrë të zezë

– 2 palë doreza

– 1 çakmak me dritë

– 2 thasë sintetik

– 1 thikë

– 1 çantë krahu

– 1 palë pinca

– 3 kaçavida me madhësi të ndryshme

– 1 çelës anglez

– 1 levë

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të autorësisë nëse këta shtetas janë të implikuar në ndonjë rast kriminal në fushën e vjedhjeve.

Vepra penale në ngarkim të tyre “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga nenet 142 dhe 25 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat