Pejani rrah gruan dhe vjehrrën dhe më pas e djegë shtëpinë

Kronikë e zezë

Pejani rrah gruan dhe vjehrrën dhe më pas e djegë shtëpinë

Nga: B.S Më: 23 qershor 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e vet dhe vjehrrën e tij janë përleshur në mes veti duke i shkaktuar lëndime njërit-tjetrit, dhe pastaj i dyshuari i kishte vënë zjarrin shtëpisë dhe kishte kanosur se do ta djeg edhe banesën që kanë në Pejë, përcjell Bota sot.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje  dhe kanë lokalizuar-shuar zjarrin edhe pse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat