Vdes një burrë nga Skenderaj, u rrokullis me traktor

Kronikë e zezë

Vdes një burrë nga Skenderaj, u rrokullis me traktor

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një burrë nga fshati Krishefc i Komunës së Skënderajt është vetëaksidentuar derisa ka qenë duke vozitur një traktor.

Si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident ai ka ndërruar jetë të premten.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në fshatin Krishefc të Komunës së Skënderajt të premten ka ndodhur një aksident me fatalitet”.

“Një burrë derisa ka qenë duke vozitur një traktor është rrokullisur dhe më pas i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat