Veturat godasin këmbësoret në tri qytete

Kronikë e zezë

Veturat godasin këmbësoret në tri qytete

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 17:13
Ilustrim

Një mashkull dhe dy femra janë goditur nga veturat në tri qytete të Kosovës. Dy nga viktimat – të cilët kanë marrë lëndime trupore – ishin këmbësorë, ndërsa një femër ishte çikliste.

Sipas Policisë, në Prizren një person – përderisa ishte duke drejtuar veturën – nga pakujdesia ka goditur këmbësorin. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person nga pakujdesia ka goditur këmbësoren. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kurse, në Vushtrri, një person ka goditur një çikliste e cila po ashtu është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat