Shkon për t'u larë, mbytet në lumë adoleshenti

Kronikë e zezë

Shkon për t'u larë, mbytet në lumë adoleshenti

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Një 17-vjeçar është mbytur duke u larë në lumin Devoll. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në fshatin Qyrkan të Cërrikut.

Sipas policisë, L.Sh., 17 vjeç, është futur për tu larë në një gropë të hapur me ekskavator, buzë lumit Devoll dhe nuk ka mundur që të dalë më i gjallë prej andej.

Në vendin e ngjarje shkoi policia për të nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për ngjarje aksidentale dhe materialet i janë referuar Prokurorisë Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat